ShëndetiTe FunditTe Gjitha

Depresioni rrit rriskun e obezitetit (STUDIMI)

Të vuani nga depresioni rrit me 49% rriskun e obezitetit. Është ky përfundimi në të cilin ka arritur studimi i fundit i kryer. 
Madje çrregullimet mendore reflektohen edhe në shëndetin e zemrës, ku njerëzit që vuajnë nga këto probleme kanë 57% shance të preken nga sëmundje të ndryshme të zemrës, thuhet më tej në këtë studim.

Njerëzit që vuajnë nga depresioni ose kanë nisur të shfaqin simptomat e para, kanë një shenjë në gjakun e tyre, i cili rrit inflamacionin, një shkaktar i njohur i komplikacioneve në zemër.

Akoma është e paqartë lidhja që ekziston midis sëmundjeve të zemrës dhe depresionit.

Studiuesit nga Universiteti i Rice, Huston kanë analizuar të dhënat e 1085 njerëzve që vuajnë nga depresioni dhe rrezikojnë të preken edhe nga sëmundje të ndryshme të zemrës, shkruan shije.al.

Ata që vuajnë nga simptoma si vështirësi për të fjetur apo mungesa e energjisë, kishin 36% mundësi të preken nga obeziteti. 

Njerëzit që shfaqin më pak simptoma të sëmundjeve mendore rrezikojnë të preken më shumë obeziteti sesa sëmundjet e zemrës, ndërkohë që krejt e kundërta ndodh me ata që i kanë të fshehura shenjat.

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *