BotaFlashSportTe FunditTe Gjitha

Dëmtimi i tmerrshëm i futbollistit në fushën e lojës, nëna në ”luftë” me rojet e sigurisë (PAMJE TË RËNDA)

Nëse për tifozët futbolli është përherë emocionues nuk mund të thuhet e njëjta gjë për familjarët e lojtarëve. Jo pak herë ata kanë qenë dëshmitarë në stadium i momenteve të dhimbshme të tyre.

Kjo ka ndodhur së fundi dhe me familjen e Richard Prieto i Club General Diaz në Paraguai, i cili ka pësuar një dëmtim mjaft të rëndë, duke thyer këmbën në ndeshjen e kampionatit ndaj Nacional.

Po luheshin minutat e fundit të takimit, kur lojtari 20-vjeçar kishte një mundësi të mirë për të shënuar, por ndaj tij portieri kundërshtar ndërhyn shumë ashpër, duke i thyer këmbën Prieto.

Çuditërisht arbitri i takimit nuk akordoi ndërhyrje të parregullt, por lejoi avantazhin, ndërsa vetëm pak sekonda më vonë u detyruar të kërkojë ndërhyrjen e mjekëve teksa pa dëmtimin e rëndë.

Të pranishëm në stadium ishin edhe familjarët e lojtarit të ri. Nëna e tij së bashku me një fëmijë të vogël, kaloi reklamat dhe tentoi të futej në fushën e lojës me lot në sy. Po ashtu në video shihet ndërhyrja e forcave të sigurisë për ta mbajtur nënën e lojtarit jashtë fushe.

Më vonë, klubi njoftoi përmes Tëitterit se lojtari u dërgua menjëherë në spital ku kreu një ndërhyrje kirurgjikale dhe tashmë pritet një ndalesë e gjatë për të para se t’i rikthehet sërish futbollit të luajtur. 

(E.K/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *