FlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Demiraj mesazh për dorëzimin e detyrës: Uroj të kem plotësuar pritshmëritë tuaja!

ish-ministri i brendshëm, Dritan Demiraj  ka bërë të ditur dorëzim të detyrës së tij. Edhe pse pak muaj drejtoi një institucion të rëndësishëm, DDemiraj thotë se është përpjekur të plotësojë pritshmëritë e qytetarëve dhe se angazhimi i tij ka qenë maksimal.

Teksa tregon se ka dorëzuar sot detyrën në respekt të Kushtetutës dhe protokollit shtetëror, ai  ka shprehur edhe njëherë gatishmërinë për të kontribuuar në në agjencitë e Sigurisë dhe Mbrojtjes.

“Te nderuar miq!

Ne respekt kushtetutes dhe protokollit shteteror, sot i dorezova detyren ne zyre Ministrit te Puneve te Brendshme, z. Fatmir Xhafaj.

Falenderoj keshilltaret e mi, administraten e Ministrise se Brendshme, strukturat e vartesise, perfshire Policine e Shtetit por dhe qytetaret per bashkepunimin dhe mbeshtjetjen ne realizimin e prioriteteve qe kisha kur mora detyren. Angazhimi im ka qene maksimal dhe uroj te kem plotesuar sadopak pritshmerite e tyre gjate kesaj periudhe te veshtire ne detyre.

Sfidat ne fushen e sigurise me te cilat po perballet vendi yne jane te shumta, komplekse dhe perballimi i tyre me sukses eshte nje kerkese vitale per tere shoqerine tone. Kurdohere kam shprehur gatishmerine time per te kontribuar me dedikim e pergjegjshmeri te larte ne agjencite e Sigurise dhe Mbrojtjes, ne perputhje me interesat Kombetare”, shkruan Demiraj.

(S.SH/Shuplaka)

 

 

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *