EkonomiFlashTe FunditTe Gjitha

Deklaratat e forta të FMN-së, Lazimi: S’ka nevojë të na e thonë ata, projekti ‘’1 miliardë Euro” i qeverisë është minë me sahat

Në lidhje me deklarimet e forta të FMN-së për projektet e koncesioneve të qeverisë ka reaguar dhe këshilltari i LSI-së për çështjet ekonomike Majlind Lazimi.

Ish-drejtori i Postës thotë se nuk ka nevojë që të na thojë FMN se projekti  ‘’1 miliardë Euro” i qeverisë është një minë me sahat.

Ai thotë se para se të nisim të flasim për borxhin e fshehur të qeverisë duket të vlerësojmë se cilat nga projektet janë fizibël dhe cilat jo.

“Nuk ka nevoje ta thote FMN-ja qe projekti “1 miliard euro” i qeverise eshte “mine me sahat”.

Perpara se te flasim per borxhin e fshehur qe do te rritet frikshem ne kurriz te taksapaguesve, ka ardhur momenti qe investimet publike te kene nje “vleresim integral financiar dhe profesional” se cilat projekte jane fizibel dhe cilat jo.

Nuk kemi luksin te bejme nje “hit-parade” projektesh pa studim fizibiliteti por thjesht me nje te rene te lapsit nga qeveria. Duhet thene “po” projekteve qe jane ekonomikisht dhe financiarisht fizibel dhe “jo” projekteve qe jane vetem “politikisht fizibel”.

Nje agjensi e mirefillte profesionale, e depolitizuar me eksperte nga te gjitha fushat si “filter” te investimeve publike eshte imperative per te pasur financa publike te shendosha dhe jo “aventuara qeverisese” me projekte te deshtuara qe ne finale paguajme te gjithe ne!”, shkruan Lazimi.

Në deklaratën përmbyllëse të Artikullit 4, që është e para pasi marrëveshja trevjeçare e zgjeruar e mekanizimit të Fondit (EFF), që i mundësoi qeverisë shqiptare të merrte një hua prej 377,3 milionë euro, përfundoi në shkurt, fondi shfaqet mjaft i ashpër, duke shprehur hapur shqetësimin për uljen e angazhimit të qeverisë në kuadër të konsolidimit fiskal, borxhet e fshehura që mund të lindin nga PPP-të, rikthimin e detyrimeve të prapambetura dhe ngadalësimin e ekonomisë vitin e ardhshëm, pas përfundimit të projekteve të mëdha.

FMN është shprehur hapur edhe kundër bashkimit tatime dogana, pasi ai do të ndikonte në rendimentin e mbledhjes së të ardhurave.

(E.K/SHUPLAKA)

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *