AktualitetTe FunditTe Gjitha

Dëbora mban të bllokuar fshatrat e Tropojës, banorët pa ushqime e pa ilaçe

Dëbora dhe ngricat vazhdojnë t’i lënë të bllokuara njësitë administrative si Nikaj- Merturi, Llugaj, Margegaj, Bytyçi, Bujan, Tropojë dhe Fierzë.

Mësohet se afro 5 mijë banorët që jetojnë në rreth 60 fshatra nuk kanë mundësi të qarkullojnë me qendrat e këtyre njësive administrative, por as me qytetin Bajram Curri.

 Sipas raportimeve, bashkia nuk i zotëron mjetet për ta përballuar këtë situatë emergjente për të gjitha akset dytësore.

Kryetarët e këtyre njësive, u bëjnë apel qeverisë dhe Emergjencave Civile që të ndërhyjnë për të mundësuar sërish qarkullimin, pasi po u mbarojnë rezervat ushqimore.

Sipas deputetes demokrate Mimoza Hajdarmataj, qendra shëndetësore e Dragobisë  është shkatërruar për shkak të furtunave dhe shiut që prej tetorit të 2016-ës.

Për këtë arsye, kjo qendër shëndetësore nuk është në gjendje t’u vijë në ndihmë banorëve në këtë të ftohtë të acartë dhe sezon virozash gripale.

Sakaq, deputetja shton se në këtë qendër shëndetësore qeveria nuk ka vënë dorë as për rikonstruksion, as për ilaçe dhe vaksina të cilat mungojnë. (D.D/Shuplaka)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *