KosovaTe FunditTe Gjitha

Debatojnë bluzat e bardha në Gjakovë, mjekja: Drejtori më kërcënoi

Kemi dëgjuar për konflikte mes mjekëve dhe pacientëve, por jo midis kolegëve me bluza të bardha. Drejtori i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Gjakovë, Kujtim Zarari për pak është rrahur me grushte me mjeken me inicialet Z. O.

Sipas mediave kosovare, e gjitha ka filluar kur mjekja ka shkuar në zyrën e drejtorit për të kërkuar sqarime për shpërblimin për punën e kryer.

“Shkova në zyrën e tij për t’i kërkuar disa sqarime. Ai me kërcënoi dhe më tha se nëse nuk i dal nga zyra do të me nxjerr nga dritarja”, ka deklaruar mjekja e cila ka treguar se që nga ajo ditë nuk ka shkuar më në punë.

“Jam shqetësuar nga sjelljet e tij dhe më nuk ka shkuar në punë. Tash jam në pushim mjekësor”, shtoi ajo.

Mirëpo nga ana tjetër, drejtori i mohon akuzat e mjekës dhe madje shton se ndihet i ofenduar nga këto fjalë.

“Këto janë shpifje, nuk e kam kërcënuar personin në fjalë. Problemi ka qenë një mëditje, gjë që nuk ka qenë për padi”, tha Zarari, për Indeksonline. Sipas drejtorit,  mjekes i është refuzuar shpërblimi për shkak të mungesës në punë.

Ndër të tjera, drejtori Zarari  është shprehur se ka fakte që mjekja në fjalë e ka ofenduar atë dhe të pranishmit në zyrë, të cilët edhe janë dëshmitarë të rastit.

“Janë dëshmitarë të pranishmit në zyrë se mjekja në fjalë më ka ofenduar mu dhe të tjerët që ishin me mu dhe unë jam ai që duhet me  e denoncu atë për fyerje”, ka thënë Zarari. (D.D/Shuplaka)

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *