FlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Debati për legalizimet, Rama zbulon bisedën me krushkun e Mediut

Kryeministri Edi Rama, në takimin e sotëm elektoral me banorët e Kasharit, ka folur për legalizimet. Sipas tij, fakti që një pjesë e njerëzve nuk kanë arritur t’i legalizojnë pronat e tyre, është sepse hipoteka ka qenë e drejtuar nga LSI-ja, duke ia hedhur kështu fajin aleatëve të tij në këtë 4-vjeçar qeverisje.

Rama ka treguar se këtë bisedë për legalizimet e ka bërë edhe me krushkun e kreut të Partisë Republikane, Fatmir Mediut.

“Ishim te krushku i Fatmir Mediut, te Fiqo në Vlorë, e bën Vlorën ffff. Po fff. I thashë që nga 140 mijë aplikime për legalizime, 40 mijë njerëz e kanë marrë, por të tjerët s’kanë titullin e pronësisë. Hipoteka herë e jep e herë se jep.

Mirëpo del, 9% e ka Rilindja, unë nuk po them këtë, por sduhet ti kenë partitë. Unë nuk them këtë, ta mbajmë tepsinë për vete, tepsinë e pushtetit ta hedhim për skrap dhe shtetin ta bëjmë shtet shqiptar.

Administrata shtetërore në 27 vjet nuk u bë dot, kemi filluar të bëjmë ndryshime në pjesën lart, por pjesa e shërbimeve për njerëzit, hipoteka është tmerr, nuk u bë. Po nuk u bë që të kemi ne timonin e qeverisjes, pa qenë të deturuar të kalojmë te dhoma ku ndahet tepsia, nesër mos hajdeni të na e kërkoni se nuk e bëjmë dot. Asnjë kryeministër, sado i gjatë të jetë nuk e bën dot, s’e çon dot tepsinë e pushtetit për skrap.”, deklaroi Rama. (D.D/Shuplaka)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *