AktualitetPolitikëTe FunditTe Gjitha

Çupi dhe Hoxha në Dibër: Situata mjaft e rëndë, qeveria nuk u vjen në ndihmë banorëve (VIDEO)

Reshjet e dendura të dëborës dhe i ftohti i acartë i këtyre ditëve ka shkaktuar mjaft probleme në qarkullimin rrugor por jo vetëm, sidomos në veri të vendit.

Deputetët e Partisë Demokratike Dhurata Çupi dhe Bedri Hoxha ka bërë një vizitë në qarkun e Dibrës për të inspektuar situatën e krijuar atje.

Sipas deputetes Dhurata Çupi, qeveria nuk është kujtuar aspak për t’ju ardhur në ndihmë banorëve të Matiy dhe Klosit.

Madje ajo shton se 50 pakot e shpërndara të një dite më parë, nuk zbusin aspak situatën e krijuar.

Ndërsa deputeti Bedri Hoxha, u shpreh se situata në tërësi në të gjithë qarkun Dibër, është shumë e rëndë pasi shumë njësi administrative në Bulqizë e Dibër janë totalisht të izoluara.

Sipas deputetit, e njëjta situate paraqitet edhe në disa fshatra të Matit e Klosit ndërkohë që pushteti vendor është i pafuqishëm për ta përballuar i vetëm:

Sakaq, banorët ankohen se po u mbarojnë rezervat ushqimore, si edhe bëjnë me kilometra rrugë për të kërkuar ujë. (D.D/Shuplaka)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *