BotaFlashTe FunditTe Gjitha

Ç’po ndodh me Europën, protesta masive kundër turistëve (VIDEO)

Sikur të mos i mjaftonte vala e të nxehtit që e ka pushtuar prej kohësh disa vende të Europës po përballen dhe me një seri protestash kundër turistëve, në destinacionet më të pëlqyera.
Vendasit janë të frustruar me ata që i konsiderojnë prishës të qetësisë dhe shkaktarë të kaosit në zonat e tyre të banimi.

Vatra kryesore është Spanja, e cila regjistron 75.6 milionë turistë vitin e kaluar.  Në Barcelonë ku tensionet janë rritur për shkak të vërshimit të pakontrolluar të vizitorëve dhe impaktin e vvebsajteve të tilla si Airbnb tek tregu i banesave lokale, sloganet kunder turistëve i gjen kudo.  

Arran, dega rinore e grupit radikal CUP është xhiruar teksa çante gomat e bicikletave që jepen me qera dhe autobusave turistikë. Një zëdhënës i grupit tha për median britanike BBC se modeli i sotëm i turizmit largon njerëzit nga lagjet e tyre dhe demton ambjentin. Protesta ka pasur edhe në Palma de Majorka dhe San Sebastian ku një marshim anti-turizmit është planifikuar për datën 17 gusht, në kohën kur vendasit shenojne Semana Granden, një festë për kulturën Baske. 

Manifestime të tjera janë zhvilluar rreth Europës jugore si Venecia, Dubrovnik apo Romë. Muajin e kaluar në Venecia, qytet me vetëm 55 mijë banorë por që pret plot 20 milion vizitorë në vit, 2 mijë vendas marshuan përmes qytetit duke shprehur zemërimin ndaj rritjes së qerave dhe impaktin e anijeve të mëdha turistike dhe ndotjes që shkaktojne ato. 

Ndërsa fobia ndaj turizmit është shndërruar në një fenomen të kësaj vere, Organizata Botërore e Turizmit doli në mbrojtje të sektorit, duke u kërkuar autoriteteve lokale të bëjnë më shumë për të menaxhuar rritjen e shifrave. Duke folur për The Guardian sekretari i përgjithshëm Taleb Rifai tha se rritja e ndjesive anti-turisteve ishte shumë serioze dhe duhej trajtuar në menyren e duhur. 

 

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *