AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe GjithaVeç e Shuplakës

Çmendet OSHEE. Prej 2 vjetësh refuzon korrigjimin e skandalit të mbifaturimit në banesën bosh, në dijeni edhe Ardian Çela

Mundohesh të gjesh emër tjetër më të butë për të personifikuar veprimet e OSHEE mbi qytetarët e pambrojtur por nuk mundesh.

Mund të ndodhë që punonjësit e saj të paraqiten përballë matësit të konsumimit të energjisë dhe mund të të faturojnë sa të duan. Madje mund të paraqiten edhe pranë një banese fshati, në të cilën prej dekadash nuk banon kush dhe sërish mund të faturojnë jo pak kilovatë konsumi por ai haur para të cilit ndodhen mund të konsiderohet edhe një fabrikë prodhimi dhe mund të të faturojnë me qindra e qindra kilovatë dhe sërish të jenë të qetë ndoshta edhe të lumtur që viktimizojnë një familje, e cila nuk mban dot me bukë të miturit e vetë.

Kjo mund të duket së pari si një ekzagjerim por është tërësisht e vërtetë. Por këto veprime banditeske nuk mbarojnë këtu. Ndodh që familjari që prej më se 15 vitesh banon kilometra e kilometra të tëra larg banesës së fshatit, pasi informohet për skandalet e faturimeve absurde të kësaj bande maskarenjsh shkon në fshat dhe kërkon ekip nga OSHEE-ja për të bërë verifikimet konkrete në matës.

Pas verifikimesh OSHEE-ja pranon fajin. Madje pranon se ka shtuar një apo dy milionë të vjetra më shumë në faturë për familjen që jeton me pension skandaloz dhe nuk bën korrigjimet e detyrueshme me ligj. Ky korrigjim nuk bëhet edhe kur kalon një apo dy vjet që banori hallexhi ngelet pranë zyrave të OSHEE-së. Jo vetëm kaq por ai shtyhet të dalë jashtë ambienteve të institucionit ku  ankohet si të jetë një qenie që nuk meriton të jetojë.

Por a mbarojnë këtu këto veprime të paimigjinuara në një shoqëri normale? Kurrsesi jo. Këto korrigjime në mbifaturim nuk realizohen edhe kur është njoftuar dhe rinjoftuar për rastin në fjalë edhe administratori, drejtori i Përgjithshëm i OSHEE-së z. Adrian Çela kur ishte në detyrë por sërish mbifaturimi milionësh për familjen e viktimizuar qëndrojnë në fuqi.

Çfarë mund të thuhet në këto raste ekstremisht skandaloze? Nuk e besoni?

Rasti  konkret na çon në degën e OSHEE-së së Gjirokastrës. Dhe pikërisht  në një shtëpi në fshatin Fushëbardhë të Gjirokastrës, ku megjithëse për më shumë se dhjetë apo pesëmbëdhjetë vjet nuk banon askush është faturuar harxhim energjie si të jetë fabrikë prodhimi.

Është  pikërisht fjala  për kontratën me Nr.61583 në Fushbardhë të Gjirokastrës që i përket  shtetasit Çelo Golemi.  Por më e rëndë është se edhe pse drejtoria rajonale e OSHEE-së Gjirokastër pas verifikimeve të përsëritura që ka bërë konkretisht në matësin përkatës e ka pranuar gabimin dhe për këtë prej një viti ka vënë dhe rivënë në dijeni zyrtarisht me dy Raporte Konstatimi,  zyrën në Tiranë të  ngarkuar nga Administratori i Përgjitshëm për të  bërë korrigjimet e gabimit në sistem, prapë se prapë askush nuk do t’ia dijë të rregulloëj gabimet e veta, pra të institucionit. 

Për më saktësi gazetari i ”Shuplakës” është interesuar për të siguruar procesverbalet e konstatimit të përpiluara nga punonjësit e OSHEE-së së Gjirokastrës gjatë verifikimit konkret të matësit dhe mësoi se praktikat që drejtoria Rajonale e Gjirokastrës nëpërmjet shefes së Faturim-Arkëtimit znj. Majlinda Kore  i ka dërguar dy procesverbale konstatimi zyrës së ngarkuar nga Administratori për të bërë korrigjimin e gabimit të bërë nga OSHEE-ja,  kopjet e të cilave tashmë janë dhe në zyrat e redaksisë sonë.

Saktësisht shikohet se një verifikim nga OSHEE-ja për faktin në fjalë është bërë në datë 27. 01. 2016,   ku ka mbajtuar dhe një akt konstatimi duke bërë dhe fotografimin e aparatit matës së familjarit të dëmtuar.

Është vënë në dijeni zyra në Tiranë për të bërë korrigjimin por askush prej specialistëve të saj nuk ka lëvizur.

Pas kësaj  është një akt konstatimi tjetër i mbajtur më datën 03. 03. 2017. Përsëri është njoftuar zyra përkatëse në Tiranë. Por sërish asgjë nuk ndryshoi dhe askush nuk do ka dashur t’ia dijë për gabimin e mbifaturimit ekstrem që pranohet nga vetë OSHEE-ja se është bërë nga punonjësit e saj.

 Kjo ka qenë arsyeja që gazetari i ”Shuplakës” Fatos Veliu pasi është vënë në dijeni për rastin në fjalë ka qenë i detyruar t’i drejtohet personalisht Administratorit të OSHEE-së zotit Adrian Çela nëpërmjet një SMS-je në daten 14. 02. 2017 ku e ka vënë në dijeni për rasti e papreçedentë që e kishin krijuar vartësit e tij. Po nga telefoni mori SMS-në e falënderimit për informacionin dhe se do të merrej personalisht me këtë rast.

Por sërish është heshtur dhe është heshtur.

Pas kësaj gazetari është detyruar ta vërë sërish në dijeni nëpërmjet një emaili,  ish-Drejtorin e Përgjithshëm z. Çela  kur ishte në detyrë ku ndër të tjera i theksonte:

”Nuk e kuptoj zoti drejtor se si ka mundësi që edhe pse pranohet insticionalisht një gabim i bërë, nuk reagohet për të rregulluar gabimin. Pyetja që detyrohem që t’ju bëj juve zoti Drejtor i Përgjithshëm është: Çfarë presin këta njerëz të sektorit tuaj që të vetëflijohet një kryefamiljar që e ka rrënuar fati?”.

Përgjigja e zotit Çela nuk ka munguar, ku nëpërmjet emailit është thënë: ”Unë di se ka mbaruar ky problem. Ja të interesohem prapë. ”

Por përfundimi është asgjë, asgjë dhe asgjë. Dhe një kryefamiljar i mbistresuar nga njerëzit e shtetit që pret e pret e pret për t’i shpëtuar padrejtësisë banditeske nga njerëz banditë.

Le të jetë ky një informacion për Drejtorin e Përgjithshëm teknik ( Administratorin e Përgjitshëm), i cili ka mundësi të bëjë verifikimet dhe konstatimet e duhura mbi bazën e të dhënave të sakta të shoqëruara me kopjet përkatëse të ProcesVerbaleve konstatuese që publikohen në këtë shkrim./ Fatos Veliu-SHUPLAKA

Në galeri janë procesverbalet dhe fotot e matësit:

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2143″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!