AktualitetPolitikëTe FunditTe Gjitha

Çim Peka vijon sulmet ndaj Bashës: Është pak të thuash i papjekur, ky është i vonuar

Që pas zgjedhjeve të 25 qershorit, analisti dhe gazetari Çim Peka është pozicionuar hapur në kundërshtim të Lulzim Bashës.

Në vazhdën e sulmeve ndaj tij, sot gazetari shkruan se Basha nuk ka dashur të takojë 6 senatorë republikanë që kanë ardhur nga SHBA-ja për disa vizita në Ballkanin Perëndimor, por ka dërguar Edi Palokën në vend të tij.

Peka reagon mjaft ashpër lidhur me këtë çështje, duke e quajtur Bashën “të papjekur” dhe “të vonuar”.

“6 senatore amerikane, bashke me stafet e tyre po vizitojne Tiranen. Pas takimeve me kreret e shtetit, kane kerkuar nje takim edhe me opoziten. Ne emer te opozites i pret Edi Paloka. Po flasim per as me shume e as me pak, por per 6 senatore republikane me shume peshe ne administraten e re. Dhe kryetari i opozites qe do duhej te vraponte deri ne Ëashington per ti takur, nuk nderpret rrezimin por i “delegon” Ed Paloken si perfaqesues te opozites. Ky eshte pak te thuash i papjekur, ky eshte i vonuar…”, shkruan Peka.

6 delegatët amerikanë, paraditen e sotme ishin në Presidencë ku takuan Presidentin Ilir Meta. (D.D/Shuplaka)

 

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *