ShëndetiTe FunditTe Gjitha

Cilët janë shkaktarët e marramendjes dhe si mund ta parandaloni?

Marramendja, e njohur ndryshe si vertigo, është ndjesia humbjes së ekuilibrit ose çrregullimit të orientimit në hapësirë. Ndjesia e trullosjes me raste është e zakonshme.

Njerëz të ndryshëm mund të përjetojnë ndjesi të lehta të marramendjes. Por, nëse marramendja ndodh shpesh, ju e humbisni ekuilibrin dhe mund edhe të rrëzoheni, ose keni dhe shqetësime të tjera, atëherë duhet të vizitoheni patjetër tek një mjek. Rastet për të shqetësuar janë edhe kur një person humb vetëdijen ose i bie të fikët. Çfarë e shkakton marramendjen?

Marramendja mund të ketë disa shkaktarë, si: Infeksionet të veshit dhe gjendje të tilla si inflamacioni i veshit të brendshëm dhe sëmundja e menierit, migrena,stresi,  ankthi, nivelet e ulëta të sheqerit në gjak (hipoglicemia) që mund të prek njerëzit me diabet, rënia e tensionit të gjakut kur qëndron në këmbë, e quajtur hipotension, që mund të prekë të moshuarit, dehidratimi, lodhja, mungesa e gjakut në tru, e quajtura insuficienca vertebrobazilare, çrregullimet neurologjike, si goditja në tru ose skleroza e shumëfishtë, anemia, abuzimi me alkoolin, abuzimi me drogën, efektet anësore të disa ilaçeve, çrregullimet e rrahjeve të zemrës, helmimi nga monoksidi i karbonit, problemet me shikimin, të përzierat gjatë udhëtimit etj.

 Për trajtimin e marramendjes është shumë e rëndësishme që fillimisht të kuptoni shkaktarin, për shembull, nëse vjen si pasojë e diabetit apo uljes së tensionit të gjakut. Duke gjetur shkakun dhe trajtuar atë (mbajtjen nën kontroll të diabetit apo parandalimin e uljes së tensionit), trajtoni edhe marramendjen. Nëse dyshohet për ndonjë infeksion bakterial në vesh, zakonsiht rekomandohen antibiotikët, sigurisht me recetë nga mjeku.

Parandalimi i marramendjes: Gjendja e të fikëtit nuk mund të shmanget gjithmonë, megjithatë duke u kujdesur për shëndetin e përgjithshëm me një dietë të shëndetshme dhe duke kryer ushtrime fizike, mund të ulni rrezikun e marramendjes. Shmangia e stresit është gjithashtu shumë e rëndësishme. Merrni në konsideratë teknikat e relaksimit dhe mos u ndieni në presion. /Shëndeti.com

Fjalët Kyce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *