FlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Cilët janë drejtorët e PS-së të shkarkuar nga ministrat teknikë të PD-së

Teksa na ndajnë më pak se një javë nga zhvillimi i zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 25 qershorit, vazhdojnë shkarkimet nga postet të drejtorëve të subjekteve politike të ndryshme në rrethe.

Por cilët janë drejtorët nga rradhët e Partisë Socialiste që janë shkarkuar brenda një kohe të shkurtër nga ministrant teknikë…

Rasti më i fundit është shkarkimi ditën e sotme i drejtorit të Sigurimeve Shoqërore në Korçë, Ilir Bajlozi. Ishte ministrja e Mirëqënies Sociale, Xhulieta Kërtusha, ajo që shkarkoi nga detyra Bajlozin për shkak se ky i fundit nuk mori masat e nevojshme për të hequr nga puna personat e përfshirë në fushatë.

Një tjetër rast ishte ai i dhjetë ditëve më parë, kur ministrja e Arsimit, Mirela Karabina, mori vendimin për të pezulluar nga detyra drejtoreshën e Zyrës së Arsimit në Vlorë, Albana Hodaj. Në njoftimin e saj, Karabina shprehej se “Hodaj nuk kishte zbatuar Kodin e Etikës në punë dhe veprimtaria e saj ishte kundër ligjit”.

Një tjetër emër nga rradhët e Partisë Socialiste, i shkarkuar sërish nga ministrja Kërtusha është ai i një punonjësi të Institutit të Sigurimeve Shoqërore në Gramsh. Më 8 qershor, ministrja Xhulieta Kërtusha i propozoi kreut të ISSH-së Astrit Hado, largimin nga puna të Urim Kishta me detyrë, “Inspektor në Agjencinë Lokale të Sigurimeve Shoqërore” Gramsh, me arsyetimin se ekzistojnë faktet që vërtetojnë se Kishta kishte marrë pjesë në fushatën elektorale të Partisë Socialiste gjatë orarit zyrtar të punës.

Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Artur Mickaj dhe drejtoresha e Shërbimit Rajonal të Punësimit, Marisa Kaçori, janë dy emrat e tjerë nga rradhët e socialistëve të shkarkuar nga ministrat teknikë, kryesisht nga ajo e Mirëqënies Sociale Kërtusha.

(XH.A/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!