AktualitetFlashKryesoreKulturëTe FunditTe GjithaVeç e Shuplakës

Cilët janë 2 gazetarët e huaj që thanë për pikturat e Ramës sikur t’i kishte bërë një i droguar (FOTOT)

A do guxonte kush në Shqipëri?! Kjo është pyetja që duhet t’i bëjmë vetes. Ose më tej, çfarë mund të ndodhte me një gazetar kulture nëse bënte vlerësimin për pikturat e Edi Ramës: ”Sikur t’i kishte bërë një i droguar ”?!

Por të huajt e kanë guximin për t’i shkruar gjërat siç i mendojnë dhe konstatojnë. Gazetarja freelancer Alexxa Gotthardt dhe kolegu i saj Scott Indrisek të ”Artsy” e bënë pa iu dridhur qerpiku. Po. ”si një djalë kolegji të talentuar” por ”nën efektin e drogës”.

Gotthardt, me formim në kritikë arti, pasi është edukuar në ”Middlebury College” dhe me një set aftësish si njohje e artit kontemporan dhe ekspozimit të tij apo me aftësi në këshillim dhe kurimin e projekteve e tha hapur dje që nuk do qe shumë i njohur si artist Edi Rama po mos qe kryeministër i Shqipërisë.

Me një eksperincë të gjatë në fushë,  redaktore prej më shumë se 2 vjetësh e gjysmë te ‘Artsy”,  që mbledh dhe shkruan për galeritë kryesore të artit në botë, muzeumet, organizatat, pronat e artistëve, tregëtinë me 800 mijë imazhe dhe rreth 70 mijë artistë në mbarë botën, Gotthardt tha se: ”Për të qenë të sinqertë deri në fund, punimet nuk do të kishin ndonjë rëndësi, sikur të mos ishin bërë nga kryeministri i Shqipërisë, një njeri që u bë i famshëm sepse ngjyrosi pallatet në Tiranë, kur ishte kryetar Bashkie”.

Kolegu i saj që shkroi bashkë me të për Ramë, Scott Indrisek është një shkrimtar, artist dhe ish-kryeredaktor i revistës ”Modern Painters”. Punët e tij janë shfaqur te ”Beliver”, ”Out”, ”Village Voice”, ”BlackBook”, ”Bookforum” etj. Ai është gjithashtu bashkëthemeluesi i ”Teen Party”,  një hapësirë ekspozimi me bazë një apartament në Bed-Stuy, Brooklyn.

Vlerësimet e gazetarëve kanë rezultuar pak delikate për kryeministrin tonë, që dëshiron që bota ta njohë si artist: ”…një dhomë e madhe është e mbuluar me një letër muri, me një seri vizatimesh gjeometrike, shumëngjyrëshe, pak si eksperimentet në fletoren e një djali kolegji të talentuar nën efektin e drogës”.  Po mbase kalohet lehtë, tek e fundit reklama e keqe është reklamë e mirë! (V.G/SHUPLAKA)

Alexxa-Gotthardt-Scott-Indr

Picture 1 of 11

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *