AktualitetEkonomiTe FunditTe Gjitha

Cilat janë kriteret e reja për kreditë e buta, çfarë dokumentesh duhet të dorëzohen

Diskutimet për hapjen e këtij programi për kredit e buta nga Bashkia e Tiranës kanë nisur publikisht rreth 6 muaj më parë por zyrtarisht bashkia e Tiranës bëri thirrje publike ndaj qytetarëve që më 8 maj të aplikojnë në zyrat e saj për të qenë përfituese.
Të interesuarit duhet ti drejtohen njësive administrative për plotësimin e formularit të strehimit dhe më pas për plotësim të dokumenteve për ti dorëzuar pranë pritjes së qytetarëve në bashkinë Tiranë. Por çfarë do të ndodhë me ato familje që kanë aplikuar para datës 7 Mars?
A kanë aplikuar ato në programin e duhur dhe çfarë duhet të bëjnë që të jenë pjesë e programit të bashkisë?
Drejtoresha e Strehimit në Bashki, Anisa Ruseti informon qytetarët.
“Për të gjithë ata që kanë aplikuar pas datës 7 Mars duhet të plotësojnë tek njësitë administrative, një kërkesë e cila tregon që dosja e tyre duhet të kalojë tek ky program i bashkisë. Personat që kanë aplikuar para datës 7 Mars do duhet ta quajnë këtë si një aplikim të ri, do duhet të plotësojnë dokumentacionin për këtë program”,- tha ajo.
DOKUMENTACIONI QË DUHET PËR TË APLIKUAR PËR KREDI TË BUTË
1. Formulari i Strehimit i plotësuar pranë njësisë administrative në të cilën aplikanti ka vendbanimin.
2. Certifikata e lindjes e aplikantit dhe certifikata e gjendjes familjare.
3. Vërtetimi i vendbanimit në bashkinë ku kërkohet vendstrehimi ose leje banimi për familjet që kanë lëvizur nga zona të tjera të vendit.
4. Vërtetimi i të ardhurave neto të familjes/individit.
5. Dokumenti përkatës nga punëdhënësi(vërtetim punësimi), për detyrën dhe të ardhurat e aplikantit dhe të personave të tjerë të familjes që janë në marrëdhënie pune.
6. Dokumenti nga organet tatimore dhe nga sigurimet shoqërore për derdhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për të gjithë anëtarët e punësuar në familje.
7. Vërtetimi nga zyra e ndihmës dhe përkujdesjes pranë njësive të qeverisjes vendore për anëtarë, të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike dhe të pagesës për personat me aftësi të kufizuar.
8. Vërtetimi nga zyra e punës e njësisë vendore përkatëse për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë.
9. Vërtetimi nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension.
10. Dokumenti zyrtar i celebrimit dhe certifikatat personale, për efekt të llogaritjes së moshës, për çiftet e reja.
11. Vërtetimi nga ZRPP se familja apo ndonjë anëtar i saj nuk disponojnë në pronësi banesë a ndonjë mjedis që mund të përdoret si e tillë.
12. Vërtetimi nga ZRPP për sipërfaqen e pronës që zotëron familja apo ndonjë anëtar i saj, kur banesa është me sipërfaqe nën normat në fuqi për strehim.
13. Vërtetimi nga ZRPP të origjinës se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret edhe për strehim, për familjet që kanë ndryshuar vendbanim për efekt punësimi, për të gjithë anëtarët e familjes.
14. Vendimi i Gjykatës, që i lë në ngarkim fëmijën ose fëmijët për çiftet e divorcuara, shoqëruar me vërtetimin nga zyra e përmbarimit për masën e pensionit që përfitojnë për fëmijët.
15. Vërtetimi përkatës nga institucioni ku ka qenë i strehuar dhe librezën e jetimit, dhënë nga institucioni shtetëror i autorizuar, për individët me statusin e jetimit.
16. Vërtetimi nga Komisioni Mjekësor për përcaktimin e Aftësisë së Kufizuar, për individë me aftësi të kufizuar.
17. Dokumenti i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për personat që kanë statusin “emigrant”, “punëtor emigrant” dhe azilkërkues.
18. Dokumenti i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për familjet e punonjësve të rënë në detyrë, që u përkasin Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Policisë së Burgjeve etj.
19. Dokumenti i lëshuar nga institucionet përkatëse për viktimat e dhunës në familje.
Urdhri i Mbrojtjes i lëshuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, seksioni familjar (fotokopje e njehsuar me origjinalin).
Vërtetim nga strukturat e shërbimit social, qendrave sociale dhe rehabilitimit për viktimat e dhunës pranë njësive të qeverisjes vendore.
20. Deklaratë noteriale që lëshohet nga kryefamiljari që shprehet se është dakord që kredia të lëvrohet për aplikantin që rezulton i përfshirë në Formularin e Strehimit. Kreditë e buta të mbështetura nga Ministria e Zhvillimit Urban në 4 vitet e fundit ka qenë i pezulluar dhe pa një buxhet megjithatë aplikimet e qytetarëve kanë qenë të shumta.

(S.SH/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *