FlashSportTe FunditTe Gjitha

Champions League/ City shkatërron Feyenoordin, Napoli i Hysajt e pëson në Ukrainë (VIDEO)

Manchester City e ka shkatërruar Feyenoordin, duke e mposhtur 4:0. Ndërsa Napoli i Hysajt është befasuar nga Shakhtar Donetsk, duke pësuar humbje 2:1.

Për Manchester City-n e Guardiolës kanë shënuar John Stones (2’ dhe 63’), Sergio Aguero (10’) dhe Gabriel Jesus (25’), shënuan për fitoren e thellë të mysafirëve.

Për Napolin transferta në Ukrainë ka rezultuar e pasuksesshme, vendasit kaluan në avantazh që në minutën e 15 me anë të Taison, ndërkohë që Ferreira dyfishoi shifrat në të 58-n. Milik rihapi ndeshjen në minutën e 72-të duke shndërruar në gol një penallti, por rezultati nuk ndryshoi më deri në fund. Hysaj u aktivizua për 90 minuta të plota. (B.H/Shuplaka)

 

Shakhtar Donjeck – Napoli 2-1
Taison 15′, Ferreira 58′ / Milik 71′ (11-m)

 

 

 

 

 

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *