AktualitetFlashFotoGaleriTe FunditTe Gjitha

Çfarë u thoshte gazetarëve në mbledhje Armand Shkullaku? (FOTO)

Armand Shkullaku nuk do të jetë më drejtor i televizionit informativ ABC News. Vendimi është marrë nga pronari i tv në fjalë, Aleksandër Frangaj, vendim ky që nuk ka lënë shije të mirë si te gazetarët ashtu edhe në opinion publik.

Shumë prej gazetarëve që kanë punuar me Shkullakun kujtojnë shprehjen e famshme të ish-drejtorit të ABC News në mbledhjet që zhvillonte me stafin e tij: “Ju jeni ishulli i fundit”.

“Ishulli i fundit… (Kush ka qenë në mbledhje me Shkullakun kupton)”, shkruan në Facebook gazetari Maraku.

Pas Marakut kanë reaguar me të njëjtin hashtag edhe emra të tjerë të njohur të televizionit ABC News: gazetari i njohur i kronikës Flamur Vezaj, gazetarja e emisionit “Politika në Abc News”, Mimoza Koçiu dhe shumë gazetarë të tjerë.

Sipas informacioneve, në mbledhjet e përjavshme me gazetarët Shkullaku e krahasonte televizionin që drejtonte si televizionin e vetëm të pakapur nga qeveria ndaj dhe përdorte shpesh fjalinë. “jemi ishulli i fundit”

Shkarkimi i Shkullakut kanë shkaktuar reagim edhe në opinionin publik, sipas të cilëve me largimin e tij ra edhe televizioni i fundit opozitar në Shqipëri. (A.R/SHUPLAKA)

 

maraku

Picture 1 of 7

Postimi i Indrit Marakut

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *