AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Çfarë mendon Edi Rama për fjalimin e Lulzim Bashës

Në ka një gjë që kryeministrit Rama s’ia mohojnë as demokratët është padyshim oratoria. Aftësia e të thënit të gjërave më shumë sesa e realizimit të tyre.

Ndërsa këtë mandat të dytë të tij në krye të qeverisë e ka nisur dhe me komente për fjalimin e kundërshtarit të tij, Lulzim Bashës.

Përpos matjes së kohës së fjalimit të Bashës, kryeministri shprehet se fjalimi i tij ka qenë play back i fjalimeve që mbante në çadrën e lirisë.

Po ashtu ai shton më tej se Basha kishte hallin që të mundtte fantazmat e Astrit Patozit dhe të Jozefinës, që e akuzojnë dhe e kërcënojnë nga ato penxheret e Mark Zugenbergut.

“Së gjashti, edhe kryetari Basha ishte në fjalën e vet, të parën në këtë sallë, një kopje e tronditur e udhëheqësit të Republikës së Re.

Mu duk sikur më shumë e kishte hallin të mundte këtu fantazmat e Astrit Patozit dhe të Jozefinës, që e akuzojnë dhe e kërcënojnë nga ato penxheret e Mark Zugenbergut, sesa të paraqiste në replikën e tij, 41 minuta e 02 sekonda, ndaj fjalës time prej 41 minutash e 02 sekondash, kartëvizitën e opozitës, vizionin alternativ për Shqipërinë.

Ligjërata me play back e çadrës së lirisë ishte tamam si ajo gjella e mbetur nga dreka, që ngrohet për t’u ngrenë në darkë. Shpresoj që ta mbaroni atë gjellë. Nuk e kuptoj sa i madh paska qenë ai kazan. Mbarojeni dhe kthehuni në debatin real, konkret, produktiv”, është shprehur Rama.

(E.K/SHUPLAKA)

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *