PolitikëTe FunditTe Gjitha

Buxhuku: Programi i Ramës nuk ishte program, i shkruar me shpejtësi dhe pa profesionalizëm

Gjergj Buxhuku i ftuar në emisionin “Arena” në “Ora News”, lidhur me programin e qeverisë “Rama II” është shprehur se nuk ishte program ajo që kryeministri Rama ka paraqitur në Parlament.

Sipas tij ai ëahtë thjesht një material të paraqitur me shpejtësi dhe pa profesionalizëm.

“Mënyra se si është shkruar programi është shqetësues. Është shkruar në një formë sikur opozitë nuk ka. Mund të bëjmë një reformim institucional pa e vrarë shumë mendjen se çfarë brumi ka. Ata pjesë të programit që u takojnë ministrave që kanë trashëguar ministritë janë më të thelluara. Marr sektorin e energjisë. Ishte e vetmja pjesë ku thuhej do të bëheshin disa gjëra dhe parashikohet tek burimet financiare.

Kur kalon tek pjesa e infrastrukturës, rreshtohen pa treguar burimin financiar. Kjo tregon mënyrën se si fillon një proces qeverisje, e cila siç duket nuk ka presion. Ajo që është më shqetësuese është se unë shikojë një far kokëfortësie për të vazhduar disa politika që kanë rezultuar të gabuara. Në fund të fundit, qeveria u takon gjithë shqiptarëve.

Konkretisht tek politika fiskale bëhen disa zbutje anësore pa prekur thelbin e tyre. Edhe vetë zbutjet kanë rezultuar të dështuara. Pse nuk e ke guximin për të pranuar që është një politikë që nuk ka qenë e suksesshme dhe të bësh të kundërtën. Edhe vetë politika fiskale nuk janë ato që zhvillojnë vendin. Mungojnë strategjitë e zhvillimit ekonomik. Sistemi ekonomik është i ndërtuar keq.

Asgjë nuk shkruhet në program se çfarë do të bëhet për hapjen e tregjeve, për luftën e monopoleve, si kanë qenë politikat e koncesionarëve. Mungojnë politikat për prodhimin vendas. Tërësia e tyre tregon se nuk kemi një program, kemi një material i shkruar me shpejtësinë më të madhe dhe pa pjekurinë profesionale”, tha ai.

(S.SH/Shuplaka)

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *