AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe GjithaVeç e Shuplakës

Brilante skema e Ramës! Dje policia terrorizonte gazetarët te ”Koha Jonë”, sot kryeministri i gostiti në Llogara

Mund të thuhet, pa as më të voglin dyshim, se skemat e PR-it dhe krijimit të besimit te njerëzit nga kryeministri Rama dhe stafi i tij funksionojnë për mrekulli.

Me siguri këtë mëngjes, një banor i një fshati të largët të Shqipërisë edhe po të ketë mundësi ta dëgjojë se ditën e djeshme policia ka terrorizuar gazetarët e ”Koha Jonë” për një shkallë hekuri që rezultoi se ishte e rregullt, nuk do ta besojë aspak meqë ka parë paraprakisht se sa mirë sillet me gazetarët kryeministri i vendit.

Sot në mëngjes i gostiti me ushqim e lëngje frutash 3 gazetarët e rëndësishëm të medieve në Shqipëri dhe sigurisht që aty nuk u fol aspak për çfarë ka ndodhur dje në Tiranë.

Një ngjarje e rëndë u mbajt e fshehtë  nga të gjitha mediet, ndërsa sot ”Shuplaka” publikoi rrëfimin e Nikollë Lesit dhe detaje të ish-ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani për ngjarjen në fjalë. Në dijeni të saj u vu edhe këshilltari i Kryeministrit Endri Fuga, siç tregon vetë Lesi: ”Mora Endri Fugën këshilltarin për mediat të kryeministrit Rama dhe natyrisht me një ton paksa të ngritur të komunikimit, i shpjegova se jam në polici në pritje të marrjes në pyetje për “vepra penale” (!) dhe i nisa edhe një foto me whatsapp, ku dukej fytyra e përvuajtur e një polici që thoshte se nuk na del rroga që na jep Edi Rama.”

Më poshtë Lesi shpjegon thelbin e asaj që ndodhi dje:

”Një kujtesë për kryeministrin Rama: Gazeta “Koha Jone” ka provuar e përballuar dhunën dhe djegien e pushtetit të ish-presidentit Berisha si dhe presionin dhe gjyqet e ish-kryeministrit Nano. Ndaj kujdes zoti Edi Rama, pasi dikur keni qenë edhe vetë gazetar dhe analist i kësaj gazete të lirë. Kështu e filluan marrjen e pushtetit edhe Berisha (1992-1997) dhe Fatos Nano (2003-2005), me sulm direkt dhe që në fillim ndaj gazetës së parë të lirë në Shqipëri, por u rrëzuan…

Nuk donim të ndodhte kjo që ndodhi, kur redaksia e gazetës “Koha Jone” u rrethua me polici, sikur të ishte një vend kriminal apo një organizatë terroriste. Kishte shumë makina e forca policie të policisë së shtetit. Ndonëse ishte një pretekst nga pushteti se gjoja po bënim një “ndërtim pa leje”, por në thelb ishte për të treguar dhëmbët ndaj “Koha Jone”, pas shkrimeve kritike ndaj një pjese të ministrave dhe kryeministrit Rama. Në një kohë që një pjesë jo të vogël të medias e ka futur nën kontroll interesash lejesh ndërtimi dhe interesa të tjera financiare, gazeta “Koha Jone”, pa pretenduar për kohët e saj të arta kundër Berishës së I-rë dhe Nanos së II-të, është munduar të jetë realiste. Por me sa duket qëndrimet editoriale të “Koha Jone” nuk janë pëlqyer nga Edi Rama. Na ishte thënë  nga këshilltarët e tij se “po kaloni vijën e kuqe ndaj kryeministrit”, por nuk besonim se do arrinte deri këtu, që të rrethojë redaksinë me polici. Ishte si në filma, dje.”.

Disa mund të argumentojnë me të drejtë se policia nuk është e Ramës, por ka ndodhur edhe që Rama u ka bërë thirrje atyre  të angazhohen për fitoren e PS-së në zgjedhje.

Shqipëria nuk është Tirana. Televizionet që transmetojnë 24 orë ”Live” kryeministrin Edi Rama janë të vetmet kanale informimi për qytete të tjera e zona të largëta.

Çfarë rreziku mund t’i kanoset Edi Ramës nga shkrimet e disa portaleve në kryeqytet më shumë se informimi ”i keq” për interesat e tij, i pjesës më të madhe të vendit?! (V.G/SHUPLAKA)

Djathtas Edi Rama duke gostitur për mëngjes në Llogara 3 gazetarë, majtas fotot e terrorit të policisë ndaj gazetarëve te ”Koha Jonë” 

 

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *