BotaTe FunditTe Gjitha

Bilanci i viktimave nga uragani “Irma”, 58 të vdekur në Karaibe dhe SHBA

Rreth 18 persona kanë humbur jetë nga Uragani “Irma” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe 40n të tjerë në ishujt e Karaibeve, duke çuar bilancin e vdekjeve deri tani në 58 viktima.

Ndonëse stuhia është zbutur, çereku i shtëpive tashmë janë të pabanueshme.

Pamjet më të fundit tregojnë shtëpitë e shkatërruara pasi stuhia goditi rajonin me erëra që shkonin deri në 192 km/h. Skuadrat e kërkimit dhe shpëtimit po lëvizin tashmë në zonat më të prekura për të shpërndarë furnizime emergjente me ushqime dhe ujë.

Rreth 90,000 banorë që po rikthehen në Florida Keys dhe Miami Beach janë paralajmëruar për mungesën e shumë shërbimeve, për shkak të dëmeve të shkaktuara nga uragani.

Ndërkohë, rreth 6,9 milionë shtëpi në Florida, Xhorxhia, Karolinën Veriore dhe Jugore dhe Alabama kanë mbetur pa energji elektrike.

Po ashtu presidenti Donald Trump pritet të vizitojë Floridën gjatë ditës së enjte për të parë më nga afër dëmin e shkaktuar nga stuhia në këtë shtet.

(S.SH/Shuplaka)

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *