AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Bilanc tragjik nga i ftohti polar në Shqipëri, 8 viktima në 5 ditë, 4 vetëm sot (EMRAT)

Reshjet e shumta të dëborës në të gjithë vendin, si dhe temperaturat nën zero, nuk kanë kaluar pa viktima në Shqipëri. Në 11 ditët ë para të Janarit, bilanci i viktimave të të ftohtit është tragjik.

Deri më sot 8 të vdekur, të gjithë në një hark kohor prej 5 ditësh, ndërsa vetëm sot humbën jetën 4 të tjerë.

7 janari i këtij viti që përkoi me një nga ditët më të acarta i mori jetën një të riu nga Durrësi. I riu Arben Sulo 38 vjeç, njihej si endacak në qytet dhe u gjet i pajetë në orët e para të mëngjesit të 7 janarit, në lagjen 17 të Durrësit.

Një ditë më vonë, në 8 janar një tjetër endacak humbi jetën në Sarandë. Leonard Beqiri, 54 vjeç, u gjet në gjendje të rënde e në kushte të mjerueshme në një banesë të braktisur në lagjen nr.2. Ndonëse ai u transportua me urgjencë në spital, ndërroi jetë. Nga hetimet rezultoi se vdekja e endacakut u shkaktua nga i ftohti dhe kequshqyerja.

Viktima e tretë është një roje nga qyteti i Lushnjes. Bashkim Çepa, i cili punonte rojë në një pallat, mëngjesin e 9 janarit është gjetur i ngrirë në vendin e punës, nga familjarët.

Viktima e 4-rt u regjistrua më 10 janar, kësaj herë ne qytetin e Korçës. Sipas të dhënave një burrë rreth 60 vjeç është gjendur i pajetë në periferi të qytetit juglindor tek vendi i quajtur “Parku i mallrave”. Godina ku u gjet 60-vjeçari është pjesë e godinave të ish-poligonit të bonifikimit, tashmë bosh. Prej një viti viktima banonte në këto godina të braktisura.

Ndërsa vetëm sot më 11 janar, 4 persona të tjerë kanë humbur jetën. Anastas Renato Shuke 38-vjeç ndërroi jetë në banesën e tij në qytetin e Pogradecit, ku jetonte i vetë. Ishin disa të afërm që e kanë gjetur në banesë, ndërsa dyshimet se vdiq i shton edhe fakti që brenda banesës së tij nuk u gjet asnjë mjet ngrohës.

Dy persona të tjerë kanë humbur jetën teksa ecnin mbi liqenin e ngrirë. Bëhet fjalë për një 12 vjeçar nga Manza,F,. Gurakuqi që luante me motrën e tij sipër liqenit të ngrirë të Kasharit, por kur akulli është thyer motër e vëlla kanë rënë brenda, ndërsa 15-vjeçarja ka mundur të shpëtojë, vëllai i saj nuk ka pasur të njëjtin fat, duke shënuar kështu edhe viktimën e 6-të për këtë dimër të acartë. Në të njëjtën mënyrë ka vdekur edhe 40-vjeçari Hajredin Xhelo në Fier, i cili po kalonte me këmbë mbi liqenin e ngrirë të Petovës. Edhe aty është thyer akulli, duke e zënë brenda babain e dy fëmijëve, viktima e 7-të.

Viktima tjetër është një 67-vjeçare nga Durrësi, e cila jetonte e vetme në apartamentin ku nuk kishte asnjë mjet ngrohës. Zjarrfikësit gjetën sot të pajetë Shpresa Muçën, ndërsa prej 3 ditësh nuk i përgjigjej të birit në telefon. Dyshohet se gruaja ka pësuar atak kardiak nga i ftohti.

Pavarësisht masave të marra ditët e fundit nga bashkitë e vendit për të strehuar endacakët dhe personat në situatë rruge, këta persona nuk kanë mundur të shpëtojnë. (A.R/SHUPLAKA)

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *