AktualitetTe FunditTe Gjitha

‘’Bilanc lufte’’, 30 aksidente vetëm natën e mbrëmshme në Tiranë prej borës

Kryeqytetasit duket se nuk janë të familjarizuar fare po fare me reshjet e borës. Me flokët e para që ranë mbrëmë në qytet në të gjitha rrugicat e pallateve pati dalje të njerëzve, fëmijëve, të gjithë pas celularëve për të memorizuar këtë ngjarje të rrallë për Tiranën.

Mirëpo bora i ka pasoja mbrapa. Ngricat e saj në rrugë kanë bërë që në një natë të shënohen jo pak aksidente po 30 të tillë. Shoferëve iu është bërë lutje dhe nga autoritetet që të përdorin zinxhirët pasi në disa akse ka dhe vështirësi në qarkullim. Fatmirësisht kjo ka qenë pa pasoja në njerëz, dëmet kanë qenë vetëm materiale. 

Edhe sot në mëngjes ka patur disa vështirësi në rrugët e lagjeve në kryeqytet, ndërsa rrugët kryesore, falë edhe hedhjes së kripës rezultojnë të kalueshme pa problem. (E.K/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *