AktualitetEkonomiFlashTe FunditTe Gjitha

Besjan Pesha nga Samiti i Triestes: Rama me atlete te bardha, Shqipëria me këpucë të kuqe

Besjan Pesha, aktivisti i shoqërisë civile dhe ”Nisma Thurje”, i ftuar në Samitin e Triestes komenton gjithë çfarë ndodhi atje.

Tanimë është e qartë që Shqipëria ka shkuar duarbosh, sa u përket projekteve që duhet të propozonte.

”Mesa duket nga fondi 200 milionësh që do shpërndahet sot Shqipëria sërish nuk do të përfitojë asnjë cent”, thekson Pesha.

”Pata nderin të prezantoja sot në Samitin e Triestes një copëz Shqipërie që di të reagojë dhe të ndryshojë realitete përpara një audience të zgjedhur nga gjithë Ballkani dhe përfaqësues se BE.

Vlerësimi për punën tonë ishte maksimal dhe motivues. Ndoqa me vëmendje edhe prezantimin e Kryeministrit në një prej debateve të organizuara me prezencën e shoqërisë civile.  Teksa ai kishte ardhur me atlete të bardha, Shqipëria sërish doli me këpucë të kuqe.

Mesa duket nga fondi 200 milionësh që do shpërndahet sot Shqipëria sërish nuk do të përfitojë asnjë cent. Maqedonia do të marrë hekurudhat, Serbia e Mali i Zi rrugë, Bosnja port ndërsa ne buzëkuq.

Mungesë projektesh apo mungesë aftësie bindëse nuk di ende ta them por më erdhi shumë keq. Trenat ikin dhe ne mbesim në vend, duke u pispillosur para pasqyrës me pluhur të stacionit shekullor.”, argumenton aktivisti.

Sot bënë bujë atletet e bardha të kryeministrit Edi Rama, veshur nga ai në Trieste. (V.G/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *