AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Berisha: Rama fyeu të gjithë shoqërinë shqiptare kur mbylli veshët gjatë kohës që fliste Kryemadhi, po të isha aty…

Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha i ftuar në emisionin “Fakt” me gazetarin Çim Peka në “Syri.net”  ka sulmuar Ramën në lidhje me gjestin e tij në parlament ku mbylli veshët gjatë kohës që po fliste Kryemadhi.

Berisha e quajti këtë një akt të rëndë duke thënë se me gjestin e tij Rama e fyu gjithë shoqërinë shqiptare.

Aio tha se pot ë ishte në atë kohë në sallë do ta bënte për dy lek Ramën.

“Cilado zonjë që të fliste aty, për të treguar se ky burri, ky, që vuan nga komplekset më shumë se çdo tjetër, vuri kufjet kur po fliste zonja Kryemadhi, duke fyer gjithë shoqërinë shqiptare. Ne nuk kemi një trashëgimi të prapambetur, po e luftojmë atë trashëgimi. Çfarë ju thotë ai grave kur mbyll veshët kur flet një zonjë, çfarë ju thotë ai fëmijëve kur mbyll veshët kur flet një nënë? Një akt tmerrësisht i rëndë”, tha Berisha.

 

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *