FlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Berisha i kërkon llogari Ramës: A ishe yt vëlla në krye të kokainës në ”Xibrakë”?!

Ish-kryeministri Berisha i ka kërkuan llogari kryeministrit Rama në lidhje me përfshirjen e Olsi Ramës më rrjetin e kokainës. Sipas Berishës Olsi ka qenë në krye të laboratorit të kokainës në ”Xibrakë. 

“Të gjithë janë brenda përveç vëllait të këtij që është ky pas, Olsi Rama. Yt vëlla ka ardhur me një bandë nga Bostoni që merrej me trafikun e drogës, është yt vëlla Edi Rama, a ishte një nga kryesorët e “Xibrakës”, apo do na thuash siç thotë Fatmir Xhafaj që nuk mban përgjegjësi për tët vëlla. Kush na i solli kriminelët në Parlament, pse i sole ti këta?!

A kam të drejtë unë të thërras ty Edvin Ndoka, Edvin Prenga, javën e kaluar e pranova që je kreu i Meduzës së krimit, a nuk rrahe ti gjoksin për virgjërinë e Elvis Rroshit dhe ai na doli që është një nga përdhënuesit më të mëdhenj. Ti je një Edvin Roshi i vërtetë, a nuk erdhën ambaadorët e huaj që të mos kandidonin Artan Bushin, i kërkuan edhe Lulzim Bashës për një kryebashkiak në Jug dhe menjëherë e hoqi, më thoni qytetarë a nuk është ky nëna e krimit?!”, u shpreh Berisha. 

(E.K/SHUPLAKA) 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!