AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Bashkë me motrën tonë LSI-në”, Ramën e “kryqëzojnë” gazetarët: Kur e bëre motër LSI-në?!

Kryeministri Rama ka folur menjëherë pas ndërprerjes së seancës së Kuvendit. Në një prononcim për gazetarët jashtë Kuvendit Rama tha se koha kur Parlamenti ishte klub të dehurish ka mbaruar së bashku me zgjedhjet e 25 qershorit dhe se pas kësaj date Parlamenti do funksionojë sipas rregullores, do apo nuk do PD dhe “motra e përbashkët LSI”, tha ai.

“Parlamenti klub të dehurish ka vdekur me 25 qershor, ai që doli pas 25 qershorit funksionon në bazë të rregullave të miratura bashkarisht, me përfshirjen nga ana jonë kur ishim në opozitë që kurrë nuk na u lejua të flasim sa këta.  Ky parlament do funksionojë do apo nuk do PD bashkë me motrën tonë të përbashkët LSI-në.

Por pas kësaj fraze gazetarët e pyetën se kur e bëri motër LSI-në. Pas kësaj Rama me ironi u përgjigj ndaj gazetares”

“Hë zemër hë motër të lutem, të lutem , hë zemër, pak etikë të lutem”, tha ai. (B.H/Shuplaka)

 

 

Fjalët Kyce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *