FlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Basha thumbon Ramën: Ai ka llafe e premtime, unë kam plan ekonomik që funksionon në Gjermani dhe Amerikë

Lulzim Basha i ka sqaruar qytetarët e Delvinës sot gjatë ecjes dhe takimeve atje me banorë, për planin e tij ekonomik.

Basha u tha banorëve që synimi është të ndezim motorrin e ekonomisë që të funksionojë për të gjithë, jo ti japim dikujt timon që e do për vete.

Kreu i opozitës ka shpjeguar se ulja e taksave, ulja e cmimit të naftës, të energjisë do ta vënë në lëvizje ekonominë, do shtojë të ardhurat në xhepat e qytetarëve, cka do të rrisë konsumin, prodhimin. I gjithë plani ekonomik i Bashës është me masa të kombinuara dhe funksionon si i tërë, cka do të sjellë rritje dhe mirëqënie për qytetarët.

“Nuk kam shpikur asgjë dhe nuk ka nevojë të shpikim,është i njëjti model që funksionon në Gjermani, në Europë, në Amerikë. Paratë nuk do të shkojnë për palma, pllaka, fasada, paratë do shkojnë për rritje pensionesh, për sigurimin e shkollimit dinjitoz për fëmijët shqiptarë. Ne do të sjellim fabrika që prodhojnë pjesë për makina, që do krijojnë vende pune, do prodhojmë dhe timonë, dhe unë do ia dhuroj një Ramës, u tha Basha banorëve të Delvinës.

(E.K/SHUPLAKA)

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!