AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Basha: Bandat e Edi Ramës kanë shantazhuar opozitën, kërcënimet vijnë të mërkurën, 1 ditë para seancës

 Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka dhënë një deklaratë mjaft të fortë. Basha, në lidhje “live” me emisionin “Opinion” ka thënë se ai i ka përmendur me emra mafiozët por Edi Rama i ka dërguar të kërcënojnë opozitën.

Më e rënda është se sipas kjo ndodh të mërkurën, një ditë para seancës së Kuvendit 

 Fevziu: Opozita nuk di gjë për familjet mafioze, mbërrijnë deri te media dhe opozita nuk di gjë?

Basha: E para e punës e ke gabim ti, kam folur me emra.

Fevziu: Po kjo është shumë e rëndë, të kërcënosh kryetarin e opozitës, cilët janë, kush?

Basha: Po e dini ju s’kam nevojë të përmend emra, s’ka pikë rëndësie, por ky është Edi Rama, dhe më e rënda është se këto kërcënime vijnë të mërkurën, para të enjtes. Por ky ështëEdi Rama, të mërkurën hedh cubat kundër opozitës, të enjten hedh Gramoz Ruçin për t’i mbyllur gojën opozitës, por nuk jemi për t’u qarë këtu. (B.H/Shuplaka)

 

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *