FlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Basha ashpërson gjuhën: “Me Edi Ramën pirja e gjakut nuk është më metaforë!” Hesht për Berishën dhe rrjedhjen e votave

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka pasur një mesazh të shkurtër sot para gazetarëve në hyrje të Kuvendit. Ai tha se me Ramën pirja e gjakut nuk do të jetë më një metaforë.

Po ashtu edhe pse interesi për një përgjigje në lidhje me zhvillimet në PD ishte mjaft i lartë, Basha zgjodhi të heshtte.

Basha u shpreh se diskutimi në lidhje me çështje të tjera i takon vetëm Partisë Demokratike, duke iu referuar këtu rrjedhjes së votave por edhe deklaratave të djeshme të Berishës.

“Rritja e pagave dhe pesnioneve kanë avulluar. Pirja e gjakut nuk do të quhet më metaforë. 1.5 miliardë dollarë u janë vjedhur shqiptarëve. Gjërat do të shkojnë keq e më keq sa vendi do të drejtohet nga Edi Rama. Fasada që fsheh vjedhjen dhe pirjen e gjakut.

Detyra jonë është ta ndalojmë këtë, të tjerat janë çështje që duhet t’i trajtojmë brenda PD-së. Tema kryesore sot është që ky njeri nuk mund të  tallet me njerëzit. Ky është mesazhi që unë kam sot për ju”, u shpreh Basha.

Në këto ditë brenda PD-së janë shtuar ndjeshëm zërat në lidhje me dy deputetët që votuan pro zgjedhjes së Ruçit në krye të Kuvendit. 

(E.K/SHUPLAKA)

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *