FlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Balla:Kalaj ka qenë i lidhur më të birin e Sali Berishës. Ka marrë nga CEZ miliona euro. Ja e-mail-i

Deputeti Taulant Balla ka reaguar ndaj atij që ai e quan “sekserin” e Berishës për çështjen e CEZ-it. 

Sipas Ballës dje Komisioni Hetimor Parlamentar për hetimin e privatizimit të OSSH-së nga kompania CEZ është njohur me disa prova të rëndësishme lidhur me një person të quajtur Nuel (Nue) Kalaj i cili sipas dëshmive të deritanishme ka qënë “sekseri” i martesës së qeverisë shqiptare të asaj kohe të drejtuar nga Sali Berisha me kompanine CEZ.

“Komisioni ka administruar nga një bankë të nivelit të dytë disa llogari bankare të Nue Kalaj i cili ka marrë nga CEZ transferta bankare disa milione euro. Këto shuma më pas i ka tërhequr cash me 16 qershor 2009, vetëm pak dite para zgjedhjeve te vitit 2009. Gjithashtu Komisioni ka kërkuar informacione shtesë nga banka, por edhe nga banka të tjera, pse CEZ i ka bërë këto transferta tek ky individ dhe ku i ka çuar paratë cash Nue Kalaj. Për Nuel (Nue) Kalaj në dëshminë e dëshmitarit Romeo Karra në Komisionin Hetimor rezulton të ketë qenë edhe ndërmjetesi i kontakteve dhe bisedave ndërmjet qeverisë shqiptare dhe kompanisë CEZ”, shprehet Balla.

Më tej Balla shtoi se sot po publikojnë një ndër shumë provat e pakontestueshme e cila dëshmon qartë rolin qe ka luajtur Neul Kalaj.

“Ai ka qenë i lidhur me te birin e Kryeministrit te asaj kohe Sali Berishes. Kjo kuptohet qartë ne këte e-mail ku drejtori cek ne Shqiperi, Josef Hejsek i thote n/drejtorit të CEZ-IT në Prage Tomas Pleskac, se do ta priste bashku me Nuelin ne aeroport në sallonin VIP. Hejseku thote gjithashtu se sipas Nuelit, takimi me te birin do ta shtyjme për neser pas ardhjes se Kryeministrit. Pra kuptohet që Tomas Pleskac (n/drejtori i CEZ-it ne Prage) së bashku me Hejsekun dhe të tjerë janë takuar me Kryeministrin dhe pastaj me të birin e tij. Sot nuk po bej asnjë pyetje. Pyetjet do t’i behen në komsion hetimor dhe më pas. Hetimi parlamentar vazhdon”, thotë Balla. (J.V/Shuplaka)

 

km 1

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *