AktualitetTe FunditTe Gjitha

“Balena Blu” i shkruan këngëtares shqiptare, e fton t’i bashkohet lojës së rrezikshme me 50 nivele

Pas rastit të rëndë shënuar ditën e djeshme në vend, ku një 12-vjeçar tentoi të hidhej nga pallati duke iu bindur “Balenës Blu”, një tjetër rast flagrant po qarkullon në medie.

Bëhet fjalë për një ftesë drejtuar një këngëtareje shqiptare që kjo e fundit t’i bashkohet kësaj loje. Ka qenë vetë këngëtarja Xhesika Polo, e cila ka bërë të ditur lajmin. Në rrjetet sociale, ajo shkruan se është kontaktuar së fundmi përmes një mesazhi në “Instagram” nga një adresë me emrin “Balena Blu”.

Adresa në fjalë e ka pyetur këngëtaren nëse dëshiron t’i bashkohet lojës, gjë që e ka revoltuar së shumti Xhesika Polon, e cila bën thirrje të tregohet kujdes pasi nuk mund të tallesh me jetën e fëmijëve. Ajo paralajmëron se nëse kjo adresë nuk mbyllet, atëherë do ta denoncojë rastin në polici.

“Sot me erdhi ne mesazh nga nje faqe e vetquajtur Balena Blu…Kujtdo qe i duket argetuese te perhapi nje loje vdekjeprurese tek brezi i ri, tek femijet e pafajshem i duhet te kalbet ne burg sepse eshte KRIM!! Miq, te aferm e kolege, bejini report kesaj faqeje, cdo faqeje te tille te ngjashme dhe MOS HESHTNI! Gjendja eshte alarmante.”, shkruan këngëtarja duke shprehur shqetësimin për këtë lojë që po rrezikon jetët e të rinjve.

Bëhet fjalë për lojën me 50 nivele e përhapur më së shumti në vende të tjera të botës, por që së fundmi është shndërruar në problematike edhe në Shqipëri për shkak të rasteve të denoncuara.

(XH.A/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!