BotaFlashSportTe FunditTe Gjitha

Aubameyang i dërgon sinjal Milanit: Dua të shkoj, por ata po flenë gjum

Edhe pse ka transferuar shumë lojtar gjatë kesaj merkatoje, reparti i sulmit të Milanit nuk është i kompletuar. Pavarësisht se ekipi i Borussia Dortmund e e ka tërhequr lojtarin nga merkatoja, duket se dëshira e këtij të fundit është që të transferohet në Itali tek Milan.

Për sulmuesin nga Gaboni, Pierre-Emerick Aubameyang, mediat në Itali ka kohë që flasin për një kalim të mundshëm tek 7-herë kampionët e Europës, por duket se “djalli” nuk ka bërë mjaftueshëm për të marrë shërbimet e tij dhe ekipi gjerman e ka nxjefrrë nga merkatoja duke i konsideruar ofertat e padenja për të dhe për lojtarin.

Megjithatë Milan nëse e ka seriozisht mund ta marrë futbollistin, duke patur parasysh se dëshira atij nuk i mungon për t’u transferuar.

Në një lidhje direkte me fansat e tij në rrjetin social “instagram” Aubameyang është pyetur për një transferim te Milan dhe 28-vjeçari është përgjigjur: “Po dua të shkoj, por ata po flenë gjumë.” Mesa duklet pengesë është vetëm shuma e madhe e parave që mund të kërkojë Dortmund, duke patur parasysh se Milan ka shpenxuar deri tani më shumë se 200 milionë euro në merkato. (B.H/Shuplaka)

 

Fjalët Kyce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *