AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Si e kapi policia “të fortin e Tiranës”, plagosi dy vëllezërit te “Kafja e Rremës” (VIDEO)

Policia ka vënë në pranga një 28-vjeçar nga Tirana, i cili ishte i shpallur në kërkim.

Bëhet fjalë për Herger Çitakun, i cili ishte dënuar me 12 vite burg nga Gjykata e Apelit, për plagosjen e dy vëllezërve para 7 muajsh në vendin e njohur si “Kafja e Rremës”.

Mbi të riun rëndon edhe akuza për “prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve”.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë më datë 07.12.2016, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 05.12.2016 të Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila e ka dënuar me 12 vite burg, për veprat penale “Vrasja me dashje për shkak të cilësive të veçanta të viktimës” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Nenet 79 dhe 278/2 të Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq, policia ka publikuar edhe një video nga momenti i arrestimit të të riut.

Në video Çitakut i kërkohet të dalë nga makina. Policët hapin derën me forcë dhe e detyrojnë atë të zbresë. (D.D/Shuplaka)

 

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *