AktualitetTe FunditTe Gjitha

Ardi Daullexhiu ka një KËRKESË për Metën: Tani që do bëhesh president, mbaj premtimin që më ke bërë

Pasi është martuar, Ardi Daullexhiu ka një kërkesë për presidentin e zgjedhur Ilir Meta. Përmes një video të publikuar nga aktori i humorit Bes Kallaku, Ardi i kërkon Metës që ta ndihmojë duke qenë se jeton në një dhomë të ngushtë me familjarët.

“Për Ilir Metën, i them tani së shpejti që do bëhet president të lutem me ndihmo, se të kam thënë unë jetoj në një dhomë jam shumë ngushtë, të lutem mbaj premtimin që më ke thënë e ke bërë dhe publik te Fiks Fare për mua je shumë i mirë, kam me dëshirë të më ftosh një herë te zyra jote. Më pëlqeve kur të putha dhe më puthe në faqe, nuk je racist, të dua shumë”, sshprehet Ardi, i njohur edhe si i “varfri” i Durrësit.

Mirëpo ai ka edhe dy fjalë për Ermal Mamaqin, i cili nuk e ka mbajtur premtimin për t’i bërë dasmën.

“Ermal Mamaqi, dua që kur të fillojë emisioni në shtator dua të më ftosh në studion tënde.  Meqë premtimin e parë se mbajte. Shokë jemi, mos të ngelë hatri, kur isha beqar më the do të bëj dasëm e tëtë vesh nusen, por nuk e mbajte llafin. Të paktën mbaj këtë premtim.”, thotë Ardi. (D.D/Shuplaka)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *