FlashKosovaPolitikëTe FunditTe Gjitha

Arbana Xharra falenderon Yee-në, zyrtari amerikan i dërgoi letër personale pas dhunës

Ish gazetarja e “Zërit” Arbana Xharra ka falenderuar Zëvëndës ndihmësin amerikan të Sekretarit të Shtetit Hoyt Brian Yee, për mbështetjen dhe inkurajimin që i ka shprehur zyrtari amerikan nëpërmjet një letre personale, pasi ajo u dhunua nga persona ende të pa identifikuar në një parking në Prishtinë. Ajo gjithashtu ka falenderuar edhe Ambasadën Amerikane në Kosovë dhe Ambasadorin e saj Greg Delawie. Xharra shprehet se është mirënjohëse ndaj miqve dhe dashamirësve të Kosovës.

Reagimi I plotë

Duke shprehur konsideratat e mia më të larta për z. Hoyt Yee për letrën personale përkrahëse, dua ta falënderoj edhe Ambasadorin Amerikan z. Delawie, por edhe gjithë stafin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë për kujdesin e veçantë dhe solidarizimin e tyre miqësor.

Mirënjohja ime dhe e familjes sime është e pafund për të gjithë dashamirët e Kosovës mike dhe partnere të komunitetit euroamerikan.

  1. Yee, ju lutem pranoni shprehjen e vlerësimit tim më të lartë, ne jemi të bekuar të kemi një mik tek ju dhe tek populli amerikan. (B.H/Shuplaka)

 

 

 

 

xharra

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *