AktualitetTe Gjitha

Anullimi i fluturimeve në Rinas, ankohen qytetarët: Të na njoftonin më parë, çfarë të bëjmë tani (FOTO)

Ra vetëm 5 centimetër borë mbrëmjen e djeshme në kryeqytet por kjo solli shumë probleme jo vetëm në akset rrugore të qytetit por edhe në Aeroportin e Rinasit.

Me orë të tëra pleq, fëmijë, të rij ishin në pritje por  në fund marrin vesh se udhëtimet janë anuluar.  Kjo është situata që ka kapluar Aeroportin e Rinasit. Qytetarët të indinjuar nga pritja e gjatë dhe më pas nga anulimi janë shprehur se nuk e pranojnë anulimin e fluturimit në kohën kur atyre u duhej të bënin check in, ata thonë se janë 1000 persona të mbledhur dhe se askush nuk po u jep asnjë informacion dhe se aeroporti Nënë Tereza është bërë katastrofë nga rrëmuja.

 “Ka ra 5 cm borë dhe është bërë nami në aeroportin Nënë Tereza. Nuk ka një borë pastruese, por pritet të dalë dielli që të shkrijë borën. Edhe pse qielli sot është i kthjellët të gjitha udhëtimet po anulohen. Të paktën mos të na njoftonin në moment të fundit ose të na thonë se çfatë të bëjmë tani”, shprehet një qytetar për Jeta Osh Qejf. (J.V/Shuplaka)

 

 

 

 

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *