FlashKosovaPolitikëTe FunditTe Gjitha

Analisti nga Shqipëria: Haradinaj, figurë konsensuale

Analisti nga Shqipëria, Andri Nurellari ka komentuar situatën politikë në Kosovë. Ai ka deklaruar se Ramush Haradinaj është një figurë konsensuale dhe koalicioni PDK, AAK dhe Nisma është imponuar nga nevoja e stabilitetit të Kosovës. Qeveria e Mustafës nuk kishte iniciativë për ti quar proceset e mëdha përpara, sipas tij.

“Ne kushtet e Kosovës nevojitet të ketë koalicione solide, koalicioni PDK-LDK  nuk e justifikoi besimin e dhënë. IShte një kompleks arsyesh që qoi në rrëzimin e qeverisë së Kosovës. Disa nga pritshmëritë i ka justifikuar, mendoj se PDK mbështëti mocionin për të ripërtërirë marrdhëdhënien e saj me elektoratin. heqja dorë nga qeverisja e mëtejshme nga ana e PDK-së është bërë për të mirën e Kosovës sepse shumë procese ngelën në vënd në Kosovë, u krijua një lloj pakënaqësie në vend”, deklaroi Nurellari.

Isa Mustafës I mungoi vullneti për të vazhduar rrugën e reformave. sipas tij, qeveria dështoi në shumë aspekte dhe nuk I justifikoi Pritshmëritë.

 “Mustafës I munguan iniciativat, qeveria dështoi në shumë aspekte dhe qytetarët kishin nëvojë për ndryshime. Në Kosovë shkuarja në zgjedhje të parakoshme nuk është surprizë. Mendoj se Zoti Veseli për të garantuar stabilitetin e vëndit i’a dhuroi postin e Kryeministrit Haradinajt. Nevojitet një bashkëpunim I ngushtë mes partive në Kosovë për të minimizuar ndikimin e Listës Serbe, Haradinaj është një Kryeministër konsensual. PDK mund të dilte e para por nuk e krijonte e vetme qeverinë. PDK është parti që u ka prirë proceseve më të mëdha në Kosovë”, u shpreh ai. Këto deklarata, Nurellari i bëri gjatë emisionit “Ora e Intervistës” në Ora News. (B.H/Shuplaka)

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *