Aktualitet

Altin Goxhaj publikon dokumentin sekret: Skandali për Avokatin e Popullit dhe rrjeti i Soros në Shqipëri!

Avokati i njohur Altin Goxhaj, kandidat për postin e Avokatit të Popullit publikon një dokument, i cili sipas tij vërteton se Rrjeti i Soros i ka kërkuar Fatmir Xhafës të anullonte Garën për Avokatin e Popullit në mënyrë të paligjshme.

“Sot Komisioni i Ligjeve i Fatmir Xhafes ne kundershtim me Ligjin dhe Rregulloren e Parlamentit ka vendosur ti çoje Kuvendit 15 kandidatura (perfshi edhe kandidaturen time) per Avokatin e Popullit per te siguruar me pas 28 firma per tu votuar. Ky eshte nje proces i paligjshem pasi vetem 2 prej tyre jane konform ligjit, e imja dhe e Igli Totozanit pasi jane konform ligjit te paraqitura para dt 22 Tetor 2016 kur perfundonte ligjerisht edhe gara e shpallur nga Kuvendi dhe e pasqyruar ne 7 media perfshi edhe ATA (Agjencia Telegrafike Shqiptare). 13 kandidturat e tjera jane paraqitur ne kundershtim me ligjin e Avokatit te Popullit dhe Rregulloren e Parlamentit pas anullimit te gares se kryer ne 23 Shtator – 22 Tetor 2016 me kerkesen e Soros”, shkruan avokati në Facebook.

Më pas Goxhaj shton se ky dokument është mbajtur i fshehtë nga Fatmir Xhafaj. Avokati shton se këtë çështje e ka çuar në gjykatë.

Sakaq, Goxhaj rendit edhe 8 lëvizje/shoqata/organizata, të cilat sipas tij përbëjnë rrjetin e Soros-it në Shqipëri.

Rrjeti Soros sipas avokatit:

  1. 1. PARTNERS ALBANIA
    [Pjesë e Rrjetit NOSA (themelues i Rrjetit Soros të krijuar në 2006)]
  2. LËVIZJA MJAFT
    [Krijuar nga Soros në 2003 – Themelues Erion Veliaj -(themelues i Rrjetit Soros të krijuar në 2006)]
  3. LËVIZJA EUROPIANE SHQIPËRI
    [Krijuar nga Soros në 2006 – Themelues Ditmir Bushati]
  4. QSHDNJ
    [Ndër Organizatat kryesore që mbështet nga Soros – Elsa Ballauri]
  5. IDRA
    [Ndër Organizatat kryesore që mbështet nga Soros –Auron Pasha]
  6. SHOQATA PËR INTEGRIMIN E ZONALE FORMALE
    [Ndër Organizatat kryesore që mbështet nga Soros –themeluar nga kandidtja e G99 dhe koordinatore e MJAFT (BYLA)]
  7. BALKAN YOUTH ALBANIA
    [Shoqata themeluese e MJAFT ne 2003 ishkryetar Erion Veliaj (Ndër Organizatat kryesore që mbështet nga Soros)]
  8. KOALICIONI PËR ZGJEDHJE TË LIRA DHE TË NDERSHME E PËR DEMOKRACI TË QËNDRUESHME
    [Organizata themeluese e “Dhomes Zgjedhore të Soros” Donator Soros]

    dokumenti 1

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *