AktualitetFlashTe FunditTe GjithaVeç e Shuplakës

Alfred Lela ikën nga “Mapo”? Henri Çili flet për “Shuplaka”: Lajm i rremë

Pas shkarkimit të Armand Shkullakut si drejtor i “ABC News” shumë portale në Tiranë njoftojnë se të njëjtin fat ka edhe drejtori i “Mapo”-s, Alfred Lela, që sipas këtyre mediave është shkarkuar nga pronari i medias në fjalë, Henri Çili.

Portali “Shuplaka” kontaktoi me Çilin, i cili mohoi kategorikisht një lajm të tillë, që sipas tij është i rremë.

“Deri tani as e kam shkarkuar dhe as vetë Lela nuk më ka paraqitur dorëheqjen”, tha për “Shuplaka” Henri Çili.

Sipas opozitës dhe shumë personaliteteve të medias në vend, shkarkimi i Shkullakut vjen si pasojë e ndikimit që ka mazhoranca dhe segmente të saj në televizionet, shtypin e shkruar dhe portalet në vend.

Kujtojmë se Armand Shkullaku ishte në krye të ABC News që prej krijimit të tij rreth 5 vite më parë. (A.R/SHUPLAKA)

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *