FlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Albin Kurti sot në Kosovë rrezikon të arrestohet

Ditën e sotme pritet të zhvillohet seanca e rradhës ndaj katër deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, Donika Kadaj – Bujupit, Albulena Haxhiut dhe Faton Topallit, të cilët akuzohen për gazin lotsjellës në Kuvend, të hedhur më 16 dhjetor të vitit 2015.

Sjellim në vëmendje që në seancën e kaluar kryetari i trupit gjykues, Beqir Kalludra, lëshoi urdhër për detyrim të Kurtit e Kadaj-Bujupit në seanca. Nëse sot Albin Kurti refuzon që të jetë në senacë ai edhe mund të arrestohet.  

Prokuroria pretendon se Deliu, Brovina e Haxhiu, kanë pësuar lëndime të lehta trupore nga gazi lotsjellës i aktivizuar në Kuvend nga kolegët e Vetëvendosjes.

Kujtojmë që përveç mungesës së Kurtit e Kadaj-Bujupit, në seancën e kaluar mungoi edhe deputetja Brovina, për të cilën po ashtu u lëshua urdhëresë për sjellje me detyrim. Si pasojë e mungesës së të akuzuarve, seanca e radhës u caktua për sot, në 10 tetor.

Katër deputetët e Vetëvendosjes akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.

Albin Kurti ka munguar edhe në seanca të tjera të këtij gjykimi, ndërsa gjyqtari Beqir Kalludra ndaj tij ka lëshuar fletarrestim, të cilin e kishte pezulluar në kohën e zgjedhjeve për shkak se Kurti ishte kandidat për kryeministër i Vetëvendosjes. (J.V/Shuplaka)

 

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *