BotaTe FunditTe Gjitha

Alarm për bombë, 45.000 të evakuar në Moskë

Një alarm i rremë për disa bomba ka bërë që pothuajse 45,000 njerëz të evakuoheshin nga ndërtesat kryesore dhe qendrat e transportit në qytete në Rusi.

30,000 qytetarë në Moskë u evakuuan nga stacionet e trenave, qendrat tregtare dhe një universitet si pasojë e disa telefonatave anonime, ditën e mërkurë.

NDdër të tjera zyrtarët e lartë qeveritarë nuk dhanë shpjegime rreth kërcënimeve. Po ashtu edhe zëdhënësi i presidentit Vladimir Putin, Dmitri Peskov, nuk pranoi të komentojë mbi telefonatat e rreme.

Më parë një zyrtar nga shërbimet e emergjencës tha për agjencinë e lajmeve Tass se kjo duket të jetë rasti i “terrorizmit telefonik”, por gjithsesi na duhej të kontrollonim besueshmërinë e këtyre mesazheve.

(S.SH/Shuplaka)

\

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *