Jetë dhe stilShëndetiTe Gjitha

Aktivitet fizik, sa minuta duhet të stërvitemi për të pasur rezultate

Të gjithë grupmoshat mund të përfitojnë nga ushtrimet e rregullta. Ushtrimet e moderuara siç janë ecjet e shpejta mund të përshtaten në ditën tuaj dhe janë shumë fitimprurëse për shëndetin.

Kërkuesit amerikan kanë zhvilluar një studim për të kuptuar se sa stërvitje na nevojitet, gjatë ditës, për të pasur jetëgjatësi dhe trup në formë.

Janë dashur 15 vite kërkime për të mbërritur në rezultatet e mëposhtme. Është vëzhguar aktiviteti i 55.000 të rriturve për të parë raportin mes stërvitjes javore dhe rrezikut të vdekjes.
Rezultati i parë i rëndësishëm ka qenë që 40% e pjesmarrësve janë më pak të rrezikuar nga sëmundjet se sa pjesa tjetër e njerëzve pasiv.
Është arritur në konkluzionin se 5 deri në 10 minuta vrap në ditë, arrin të përmirësojë jo vetëm fizikun por edhe të zgjasë jetën.

A duhet të jemi të rregullt me stërvitjen?
Askush nuk ka mundësi të ushtrohet përditë por studiuesit thonë që nuk është as e nevojshme. Koha mesatare është rreth 4 orë në javë stërvitje e nivelit mesatar (edhe ecje e shpejtë) dhe rezultatet do të jenë të dukshme. Në rast se bëni stërvitje të moderuar mjaftojnë edhe 75 minuta në javë. Pra, nëse i ndani, 10 – 15 minuta në ditë do t’iu ndryshojnë jetën!

Njerëzit të cilët ushtrohen rregullisht do të arrijnë këto përfitime:

Një presion të mirë të gjaku-t;
Menaxhim më të thjeshtë të peshës;
Të ndjerit më energjik;
Të paturit e më pak shanseve për atak në zemër;
Të paturit e një rreziku të reduktuar të kancer-it;
Të paturit e një rreziku të reduktuar të diabet-it të llojit 2 dhe të sëmundjeve të tjera që mund të rezultojnë në kualitetin e jetës;
Të jetuarit e një jete më të gjatë;
Të paturit e muskujve dhe kockave më të forta.
Të fjeturit më mirë; dhe të ndjerit më të relaksuar dhe më konfident.

( S.SH/ SHUPLAKA)

Fjalët Kyce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *