FlashTe FunditTe GjithaVeç e ShuplakësVideo

Aksident në Rinas, tre të plagosur, mes tyre një fëmijë (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet, më saktë në afërsi të Rinasit. Dy automjete janë përplasur keqazi me njëri-tjetrin në dalje të Rinasit, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona, mes tyre edhe një fëmijë.

“Shuplaka” mëson se ngjarja ka ndodhur rreth një orë më parë dhe në njërin prej automjeteve ndodhej një familje e re. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar burri, gruaja dhe fëmija i tyre, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.  (D.D/Shuplaka)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *