AktualitetEkonomiFlashTe FunditTe Gjitha

Ahmetaj optimist: Papunësia në rënie, ulja e borxhit referencë pozitive

Në një dalje të drejtëpërdrejtë ministri i fanancave Arben Ahmetaj foli për situatat ekonomike në Shqipëri duke këshilluar që këto zhvillimet të mos i  krahasojmë me ato të Maqedonisë, Malit të Zi apo Bosnjës por vetëm me situatën në të cilën ndodhet Shqipëria.

Sipas tij kemi një rënie të papunësisë që prej vitit 2014 duke theksuar se kjo është një sfidë për qeverinë “Rama”.  Përsa i përket inflacionit thotë se ai  vazhdon të jetë mbi nivevet mesatare të pritshme dhe brenda dy viteve të ardhshme do të pësojë rënie.

Vëmendje i  kushton edhe investimeve të huaja duke theksuar se në rajon ne zemë 20% të investime të huaja dhe për të patur rritje ekonomike duhet të shtojmë rritjet e investimeve të huaja në prodhim kryesisht në fushat si turizëm, energji, bujqësi. Borxhi publik është nën kontroll, ka rritje të brendshme ka edhe rritje të jashtme.  Ka patur ulje të borxhit dhe nuk kemi kërkuar borxh të ri.  Papunësia do të zbrezë në nivele njëshifrore. Në pak ditë janë rregjistruar 1663 biznese.  Rritja e kuponave është  me 33%. Ne jemi fokusuar te aksioni kundër informailitetit te sipërmarrja e madhe.  Për biznesin e vogël do të kemi një deklarim të thejshtuar për çdo 3 muaj”, tha Ahmetaj. (B.N/Shuplaka)

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *