EkonomiKryesoreTe FunditTe Gjitha

Agjencia Europiane e Mjedisit publikon raportin: Shqipëria me plazhet më të ndotura në Europë

Agjencia Europiane e Mjedisit ka kryer një monitorim sipas të cilëve Shqipëria renditet e fundit ndër 28 vendet anëtare të Bashkimit Europian, për cilësinë e ujërave të plazheve.

Sipas këtij raporti, vetëm 35% e plazheve janë vlerësuar me cilësi të ujërave të shkëlqyer, 20%  vlerësohen se kanë një cilësi të mirë të ujit, ndërsa 5% kanë cilësi të mjaftueshme.

Nga 21,667 plazhe në Europë të marra në studim, plot 21,344 janë pjesë 28 vendeve anëtare të Bashkimit Europian. 

Në Shqipëri janë monitoruar 92 plazhe, prej të cilëve kampionet e marra kanë treguar se 56 prej tyre kanë cilësi të mjaftueshme, ndërsa 18 kanë një cilësi jo të kënaqshme.

Në 2016-n, 69% e plazheve ishin brigje bregdetare, ndërsa 31% e plazheve ishin të vendosura në lumenj dhe liqene.

Vendet me numrin më të lartë të plazheve ku cilësia e ujërave është përmirësuar nga i dobët në të mjaftueshëm janë Franca me 24 plazhe, Shqipëria me 16 plazhe dhe Mbretëri e Bashkuar me 13 plazhe.

Ndërjkohë, përkeqësimi i cilësisë së ujërave të plazheve ka qenë më i lartë në Itali. Sipas raportit të AEM-së,  cilësia e 22 plazheve në këtë vend ka ndryshuar nga mjaftueshëm në dobët. (D.D/Shuplaka)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *