FlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Afera “CEZ”, Shkëlzen Berisha reagon ndaj akuzave të Ballës: Shpifja e rradhës nga shpifësi i Ramës

Djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha ka reaguar sërish për akuzat e Taulant Ballës se ai ka lidhje me biznesmenin Ndue Kalaj, i përfshirë në aferën CEZ.

Shkëlzen Berisha mohon akuzat dhe hedh poshtë se një takim mes tij dhe Kalajt është kryer.

“Në serinë e re të shpifjeve papagalli i Ramës flet mbi një takim që do duhej të ndodhte mes meje, drejtorëve të CEZ dhe z.Kalaj. E përsëris që nuk kam asnjë lidhje me z.Kalaj dhe aktivitetin e tij. Nuk kam pasur asnjë kërkesë për një takim të tille. Ky takim nuk ka ndodhur kurrë. Falsiteti i këtij takimi mund të provohet lehtësisht duke pyetur personat e përmendur. Është thjesht shpifja e radhës që i serviret publikut nga shpifësi Ramës”, shkruan në reagimin e tij Shkëlzen Berisha.

Sipas deputetit socialist Taulant Balla, dje Komisioni Hetimor Parlamentar për hetimin e privatizimit të OSSH-së nga kompania CEZ është njohur me disa prova të rëndësishme lidhur me një person të quajtur Nuel (Nue) Kalaj i cili sipas dëshmive të deritanishme ka qënë “sekseri” i martesës së qeverisë shqiptare të asaj kohe të drejtuar nga Sali Berisha me kompanine CEZ.“Ai ka qenë i lidhur me te birin e Kryeministrit te asaj kohe Sali Berishes. Kjo kuptohet qartë ne këte e-mail ku drejtori cek ne Shqiperi, Josef Hejsek i thote n/drejtorit të CEZ-IT në Prage Tomas Pleskac, se do ta priste bashku me Nuelin ne aeroport në sallonin VIP. Hejseku thote gjithashtu se sipas Nuelit, takimi me te birin do ta shtyjme për neser pas ardhjes se Kryeministrit. Pra kuptohet që Tomas Pleskac (n/drejtori i CEZ-it ne Prage) së bashku me Hejsekun dhe të tjerë janë takuar me Kryeministrin dhe pastaj me të birin e tij. Sot nuk po bej asnjë pyetje. Pyetjet do t’i behen në komsion hetimor dhe më pas. Hetimi parlamentar vazhdon”, thotë Balla. (A.R/SHUPLAKA)

 
 
 
Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *