AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

”A ndjehet LSI e rrezikuar nga marrëveshja PS-PD?”, përgjigjet Ilir Meta: Tani ka demokraci dhe jam i bindur se do të ketë edhe surpriza

”A ndjehet LSI e rrezikuar nga kjo marrëveshje e re PS-PD?”, kjo ka qenë pyetja që  i është bërë presidentit të zgjedhur Ilir Meta.

”Të gjithë shqiptarët ishin të rrezikuar nga zgjedhjet e njëanshme pa opozitën, tani të gjithë duhet të jenë të qetë sepse tani ka garë, tani ka demokraci dhe jam i bindur se do të ketë edhe surpriza.”, është përgjigjur Meta.

”Kemi patur një takim mjaft konstruktiv, bashkëpunues me Komisionin Europian, reformën në Drejtësi dhe zbatimit të Vettingut.

Dua të shpreh kënaqësinë time, edhe njëherë që sot të gjithë jemi më të qetë dhe më të lehtësuar se dy ditë më parë kur zgjedhjet dhe demokracinë në vendin tonë ishin në buzë të greminës dhe për këtë dua të falenderoj gjithë ata faktorë konstrukltivë, faktorët ndërkombëtarë dhe faktor e përgjegjshëm brenda vendit që dhanë kontributin e tyre për zgjedhje gjithëpërfshirëse që qytetarët të shkojnë të qetë drejt një procesi zgjedhor ashtu siç e meritojnë. Kjo është mjaft e rëndësishme për vendin.”, ka theksuar më tej Meta. (V.G/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *