BotaTe FunditTe Gjitha

63 viktima nga uragani “Irma”, rikthehen të evakuuarit

Shkon në 63 numri njerëzve në Karaibe dhe Shtetet e Bashkuara që  kanë mbetur të vdekur për shkak të Uraganit Irma.

Të paktën 23 persona në Shtetet e Bashkuara dhe 40 të tjerë në ishujt e Karaibeve kanë mbetur viktima të Uraganit Irma.

Së fundmi, autoritetet konfirmuan se pesë viktima u gjetën në një azil pleqsh, për shkak të shkëputjes së energjisë elektrike.

Teksa stuhia është zbutur, të evakuuarit po i rikthehen skenave të shkatërrimit në ishujt Florida Keys, ku çereku i shtëpive tashmë janë të pabanueshme.

Rreth 90,000 banorë që po rikthehen në Florida Keys dhe Miami Beach janë paralajmëruar për mungesën e shumë shërbimeve, për shkak të dëmeve të shkaktuara nga uragani.

Ndërkohë, rreth 6.9 milionë shtëpi në Florida, Xhorxhia, Karolinën Veriore dhe Jugore dhe Alabama kanë mbetur pa energji elektrike.

Ndërkohë presidenti Donald Trump pritet të vizitojë Floridën gjatë ditës së enjte për të parë më nga afër dëmin e shkaktuar nga stuhia në këtë shtet.

(S.SH/Shuplaka)

 

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *