ShëndetiTe FunditTe Gjitha

5 super ushqimet që zhbllokojnë arteriet dhe mbrojnë zemrën

Për të pasur një zemër të shëndetshme, duhet të keni gjithashtu arterie të shëndetshme të cilat janë përgjegjëse për të transportuar gjakun e pastër në inde. Nëse nuk i keni arteriet tuaja të pastra, në to mund të krijohen pllakëza që do t’i bllokojnë. Si rezultat, qarkullimi i gjakut pengohet. Juve do t’ju duhet të zhbllokoni arteriet nga ndërtimet e kolesterolit, yndyrës, humbjeve qelizore, brinave dhe kalciumit. Gjëja më e mirë për pastrimin e arterieve është ngrënia e ushqimeve të shëndetshme. Ushqimet e mëposhtme të cilat janë miqësore me arteriet duhen shtuar menjëherë në dietën tuaj:

1.Hudhrat: Shtimi i hudhrave në vaktet tuaja është një nga mënyrat më të lehta për të pastruar arteriet. Sipas një studimi të kryer në Gjermani, konsumi i rregullt i hudhrave mund të parandalojë forcimin e aortës. Ato reduktojnë gjithashtu nivelet e kolesterolit të keq dhe i sigurojnë përfitime pozitive zemrës, veçanërisht tek të moshuarit.

2.Shegët: Të njohura si ushqime ekzotike, këto fruta janë shumë të dobishme në zhbllokimin e arterieve, konfirmuar nga një studim i vitit 2005. Fruti i shegës ka sasi të larta polifenolesh, vitaminë C dhe antioksidantë të tjerë. Ndihmon gjithashtu në prodhimin e oksidit nitrik, i cili mban arteriet të hapura dhe në këtë mënyrë lehtëson qarkullimin e gjakut.

3.Salmoni: Salmoni mund të luftojë formacionet e pllakave brenda arterieve. Ai përmban acide yndyrore omega-3 si dhe acide EPA dhe DHA. Të dy këto acide rrisin nivelet e kolesterolit të mirë (HDL), si dhe reduktojnë nivelet e triglicerideve të rrezikshme dhe inflamacionin në enët e gjakut.

4.Shafrani: Një tjetër superushqim, turmeniku ose Shafrani i Indisë është një erëz të cilën mund t’ua shtoni ushqimeve tuaja për t’i mbajtur arteriet larg bllokimit. Turmeniku është i pasur në kurkuminë, një përbërës shumë i shëndetshëm i cili redukton formimin e pllakava të gjakut.

5.Vaji i ullirit: Gjithmonë blini vaj ulliri ekstra të virgjër i cili është i jashtëzakonshëm për shëndetin e zemrës. Ky lloj vaji përmban shumë anti-oksidantë, veçanërisht polifenole të shëndetshme për zemrën. Redukton nivelet e kolesterolit të keq dhe përmirëson nivelet e kolesterolit të mirë. Si rezultat, formacionet e pllakave brenda arterieve, reduktohen ndjeshëm./living/

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *